Shkarkohet mbështetësi i flaktë i ndarjes së Kosovës, John Bolton

Këshilltari i sigurisë së Presidentit Amerikan, John Bolton, nuk do të jetë më në këtë pozicion. Njoftimi është bërë nga vetë Presidenti i SHBA-vë, Donald Trump.

Bolton është një emër mjaft i njohur për shqiptarët, pasi ka mbështetur idenë e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes palëve.

“E kam informuar John Bolton, mbrëmjen e djeshme, se shërbimet e tij nuk do të jenë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Unë nuk bie dakord në mënyrë të prerë me shumë prej sugjerimeve të tij”, shkruan Trump në llogarinë e tij në Twitter.