Shkatërrohen në Itali tre grupe të fuqishme kriminale, njëri prej të cilëve drejtuar nga një 30 vjeçar shqiptar.
Mediat fqinje raportojnë sot se policia italiane ka ekzekutuar 25 urdhër arresti ndaj anëtarëve të bandave kriminale, kryesisht për trafikun e lëndëve narkotike. Policia nuk ka dhënë ende detaje rreth identitetit të personave të arrestuar, por bëhet me dije se anëtarët ishin shqiptarë dhe italianë, që e kishin shtrirë aktivitetin e tyre në provincat e Chieti, Pescara dhe L’Aquila.
Grupi i parë që është goditur është “Kanali shqiptar”, që nga hetimet ka rezultuar se ka pasuri të madhe bujqësore. Pjesë e tij ishin kryesisht njerëz nga Ballkani, ndërkohë që menaxheri i grupit ishte një 30 vjeçar shqiptar, që jetonte si klandestin në Itali.

