10 persona janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për trafik droge.
Raportohet se në pranga kanë rënë 5 persona, 3 shqiptarë dhe 2 tunizianë.
Bëhet me dije se ata shpërndanin drogës të tipit: heroinë, kokainë, hashash, opium dhe ilaçe sintetike nëpër rrugët e kryeqytetit italian.
Karabinierët kishin arrestuar fillimisht një italian nga Perugia, i cili, pasi ishte kthyer nga Maroku iu gjet në banesë një sasi të madhe hashashi, por edhe opiumi, kokainë dhe ketaminë e lëngshme, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Më pas, policia arriti të sekuestrojë më shumë se 3 kilogramë drogë (1.7 hashash, 700 ml ketaminë në formë të lëngshme, 600 gram heroinë, 220 gram opium dhe 36 gram kokainë). Nëse lënda narkotike e sekuestruar do të shitej në treg, grupi do të fitonte së paku 100 mijë euro.


