Shkatërrohet banda kriminale me shqiptarë dhe italianë, prangoset një ‘gjysh’

Një grup kriminal me shqiptarë dhe italianë është shkatërruar nga policia.

Në pranga kanë rënë 8 persona, mes tyre një i moshuar duhet vetëm të paraqitet në polici, raportojnë mediat italiane.

Në orët e para të mëngjesit me kërkesë të prokurorisë së Piacenzës, 30 karabinierë kanë kryer arrestimet për mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në vazhdim.

Dy nga të arrestuarit janë italianë dhe janë në arrest shtëpie ndërkohë që 7 shqiptarë janë futur në burg. Hetimet kanë nisur në qershor 2018 dhe ishin gati në mbyllje në shkurt 2019.

Gjithçka ka nisur nga kontrollet për shtetasit shqiptar të njohur për policinë italiane për precedent të mëparshëm. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 500 gramë kokainë.