TË FUNDIT

Shkatërrohet banda kriminale shqiptare, 100 mijë euro nga grabitjet, 7 në pranga

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptare, të cilët kishin grabitur sendë deri në 100 mijë euro.

Në pranga kanë rënë 7 persona, 5 prej tyre janë shqiptarë.

Ata besohet se kanë bërë më shumë se 20 grabitje, 13 nëpër institucione publike dhe 7 vjedhje makinash.

Llogaritet se grupi ka vjedhur rreth 100 mijë euro gjithsej. Hetimet për grupin kriminal kishin nisur para pak muajsh, ndërsa operacioni u finalizua vetëm tanimë.

Të arrestuarit janë:

Endri Çaushaj, i lindur në vitin 1986

Ardian Muça, lindur në vitin 1980

Migen Capatina, i lindur në3 vitin 1989

Bledar Bashmeta, i lindur në vitin 1978

Besart Mehmeti, i lindur në vitin 1985

Marco Ramunno, i lindur në vitin 1987

Lorenzo Macall, i lindur në vitin 1991

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat