Shkëputet nga mali shkëmbi në aksin Kukës-Shishtavec, rrezikon jetën e udhëtarëve

Moti i keq dhe rreshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shkëputjen nga mali të një shkëmbi në aksin Kukës-Shishtavec.

Shkëmbi rrezikon të bjerë në rrugë edhe në aksin Ura e Zapodit-Shistavec, duke rrezikuar përdoruesit e kësaj rruge.

Ndërkaq, pritet ndërhyrja e autoriteteve përkatëse për heqjen e tij.