fbpx

Shkodër, dhunon fqinjen dhe e fut nën rrota të makinës, në pranga 50-vjeçari (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në njësinë administrative Guri Zi në Shkodër.

50-vjeçari Hilë Simoni është arrestuar nga policia e Shkodrës.
50-vjeçari pasi është konfliktuar me fqinjen e tij 54-vjeçare, e ka futur nën rrotat e makinës së tij.

54-vjeçarja ka marrë fraktura të rënda në këmbë kryesisht, por edhe në pjesë të tjera të trupit dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.