fbpx

Shkoi te motra për pushime, 16-vjeçari aksidentohet për vdekje

4658655_1508_ragazzo_investito_ischia_morto_donna.jpg

Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e shtunë në Itali, ku një shqiptar u aksidentua për vdekje nga një makinë.

Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja në Ischia të Italisë. Mediet fqinje raportojnë se 16-vjeçari James Veismaili, ishte duke ecur në rrugë kur u përplas nga një grua që drejtonte automjetin.

Dëshmitarët thonë se drejtuesja e mjetit ka tentuar që të shmangë aksidentin, duke dalë nga rruga por nuk ka mundur. Viktima kishte shkuar me pushime tek motra e tij për dy javë.

Ndërkohë, mësohet se shoferja është përplasur më pas edhe me një automjet tjetër, të parkuar në anë të rrugës dhe më pas me një mur. 40 vjeçarja vuante nga krizat e panikut dhe është shoqëruar në spital në gjendje të rëndë psikologjike.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një histori e tillë. Në vitin 2012, ajo kishte përplasur një tjetër këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen. Si pasojë e kësaj, gruas i ishte hequr patenta për një vit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303