Shkojnë për të pushuar por s’dinë ça hanë, dalin pamjet e tmerrshme nga Jala

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një kamping në Jalë për kushte higjeno-sanitare jashtë standarteve. Siç shihet në foto nga ambiente të brendshme të kuzhinës, një ambient jo i pastër dhe jo i duhur për t’u ofruar ushqim pushuesve.

Sa i përket kampingjeve, ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi njoftoi se në kuadër të aksionit kundër informalitetit edhe ato do të bllokohen kur janë të stacionuara në hapësira ku nuk u sigurohen pushuesve as kushtet minimale.

“Të gjithë ata që kanë dalë nga leja. Nuk ka as paralajmërim fare. I merret leja dhe nuk i jepet më.  Ka filluar një fenomen i ri që nuk e kemi pasur më parë. Ngritja e kampingjeve në plazh. Është gjëja që në mënyrë kategorike duhet ndaluar. Për kampingje ka vende të caktuara sepse duhet të ketë disa kushte minimale. Edhe gjatë ditës duhet bërë një lloj disiplinimi se është ndotje e tmerrshme akustike. Ka norma edhe gjatë ditës se sa duhet të jetë zhurma. Reagimi ndaj telefonatave të qytetarëve duhet të jetë i padiskutueshëm”, u shpreh dje Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

1 2 3 4 5 6 7 8
<
>