TË FUNDIT

Shkollat në periferi të Tiranës pa ngrohje

Shkollat në periferi të Tiranës vuajnë për ngrohjen. Në këto ditë të ftohta të shkurtit, nxënësit në shkollat e Lundrës dhe Farkës së Vogël ankohen se edhe pse kanë sistem ngrohje qendror, ai nuk ndizet çdo ditë, për shkak të ngarkesës në sistem.

Temperaturat e ulëta të ditëve të para të shkurtit i kanë gjetur pa ngrohje nxënës të shkollave të Tiranës.

Ky është një problem i ngritur më herët nga fëmijët e prindërit dhe i raportuar nga Ora News.

Por meqënëse kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, ka thënë se në mandatin e dytë e ka përqendruar vëmendjen në periferi, ne pyetëm nxënësit në shkollën e Farkës së Vogël dhe të Lundrës.

Ata tregojnë se pavarësisht se kanë sistem qëndror ngrohje, ai nuk lejohet të ndizet çdo ditë.

“Ngrohemi me rezistencë.”

“Ngrohemi me reflektor.”

“I ndezim para pushimit dhe pas pushimit i fikim.”

Ata shprehen se ngrohen me rezitenca të siguruara prej tyre në mënyrë vullnetare.

“E ka sjellë një nxënës nga klasa.”

“I kemi mbledhur lekët të gjithë dhe kemi blerë rezistencën.”

Ndërkohë që sinoptikanët paralajmërojnë përfshirjen e vendit nga i ftohti polar, bashkia e Tiranës i ka besuar ngrohjen shufrave të rezistencave.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat