fbpx

Shkon për të shpëtuar mbesën, gjyshja bie në pus bashkë me 4-vjeçaren

pusi.jpg

Një gjyshe është shpëtuar për mrekulli bashkë me mbesën e saj këtë të mërkurë në ishullin grek, Korfuz.

Mediet greke raportojnë se ka qenë vogëlushja 4-vjeçare që ka rënë fillimisht në pus. Më pas gjyshja ka tentuar ta shpëtojë, por në tentativë e sipër për ta tërhequr lartë, 67-vjeçarja ka rënë në pus.

Në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë 12 zjarrfikës me 6 automjete. Pas nxjerrjes nga pusi, 67-vjeçarja dhe mbesa e vogël u dërguan në spital për kontrolle paraprake mjekësore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303