Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare festoon sot 86-vjetorin e lindjes. Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër.
Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe.
Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve në mbi 45 gjuhë të huaja, ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.
I vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, disa herë kandidat i çmimit ‘Nobel’ në letërsi, Kadare u nderua dhe me dekoratën më të lartë franceze ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.
Ismail Kadare është autor i veprave të njohura ndërkombëtarisht si ‘Dimri i Vetmisë së Madhe’, ‘Kronikë në Gur’, ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’, ‘Vit i Mbrapshtë’, ‘Koncert në fund të dimrit’, ‘Përbindëshi’, ‘Nata me hënë’ e shumë të tjera.

