TË FUNDIT

Shkrimtari i njohur në gjendje të rëndë, miku i tij përlot me mesazhin: Plot dhimbje për ty

Shkrimtari Andon Andoni me një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar se miku i tij i shtrenjtë autori i dhjetra librave me poezi, Bardhyl Londo është duke luftuar në këto ditë të vështira me vdekjen.

Shkrimtari i njohur i letërsisë shqipe, Bardhyl Londo po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore.

“Miku im i mirë, poeti i angazhuar, liriku i thekur plot ëmbëlsi, autori i dhjetra librave me poezi, që solli ujin dhe mushtin e vendlindjes Përmetit në Tiranë dhe më gjerë, Bardh Londo është duke luftuar në këto ditë të vështira me vdekjen. Lutem për ty Bardh.

“Atdheu s’eshte sa sedilja e makines tende,

sa karrigia e zyres,

sa dhoma komode

A me degjon,

ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,

per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?

Atdheu s’eshte loje kalamajsh.

Atedheu eshte dhimbje.

O Zot,

Dhembje!”

Bardhyl Londo

Dhe unë këto çasti jam plot dhimbje për ty mik i shtrenjtë…Zoti ju ndihte.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat