“Shkundet” sërish Korça, 3 tërmete gjatë natës

Tre lëkundje tërmeti janë regjistruar në rajonin e Korçës gjatë orëve të natës.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se lëkundjet ishin me magnitudë relativisht të vogël.

Sipas të dhënave epiqendra ishte në Arrëz dhe Sheqeras.

Lëkundja e fundit e regjistruar në orën 02:35 kishte një magnitude 2.2, në thellësi 30 km dhe me epiqendër 12 km në Veri të Korçës.