Shkundet toka, tërmeti i fortë trondit Librazhdin…

ter-ter.jpg

Fiks një muaj nga tërmeti i 21 shtatorit, që pati fuqi 5.8 ballë të shkallës Rihter, në vendin tonë janë rikthyer lëkundje e tokës.

Në orët e mbrëmjes të së dielës dhe mëngjesin e të hënës, në Shqipëri janë shënuar dy lëkundje sizmike.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, lëkundja e parë është shënuar mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:00, me magnitudë 3.1 ballë. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë Ostreni 24 km në Veri të Librazhdit.

Lëkundja e dytë është ka rënë 14 km në veri të Librazhdit dhe ka qenë me magnitudë 2.4 ballë.

Kujtojmë se tërmeti i rënë një muaj më parë shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale duke krijuar plasaritje të pallateve, shembje dhe panik tek qytetarët.

scroll to top