TË FUNDIT

Shkurtimi i distancës lë në gjendje të rëndë 3 personat, OSHEE me njoftim zyrtar

Pak minuta më parë pranë Coca-Colës në autostradën Tiranë Durrës ka pasur një shpërthim të transformatorit i cili përcillte energji të lartë.

Menjëherë ka ardhur sqarimi I OSHEE , e cila shpjegon se e gjithë kjo ka ndodhur për faj të dy punëtorëve të cilit ishin duke punuar në ndërtesë.

Më tej shpjegohet se dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, cka ka shkaktuar masë, ka mbetur për disa minuta i stakuar NST Kashar.

E ndërkohë kjo ka bërë që të të gjitha bizneset në zonën e Kazës, Vorës dhe Mëzezës të mbeten pa drita.

Sqarim i plotë:

Për shkak të punimeve të kompanisë “4AM”, me vendndodhje pranë  COCA COLËS në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, çka ka shkaktuar masë, ka mbetur për disa minuta i stakuar NST Kashar.

Ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.

Grupi i punës së avarisë së OSHEE mori masa për furnizimin menjëherë të nstacionit me linjën rezervë dhe aktualisht kanë marrë energji të gjithë zonat e lartpërmendura.

Aktualisht kemi stakuar për masë vetëm fiderin që furnizon me energji zonën pranë Coca Colës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat