TË FUNDIT

“Shmangëm katastrofën…”, deklarata e fortë e mjekut Arjan Harxhi

Shqipëria mori kundër-masa ndaj Covid-19 dhe arriti që të ketë sukses. Kjo deklaratë është bërë nga mjeku Artan Harxhi, në një lidhje me Skype me “Neës 24”.

Ai u shpreh se mjekët shqiptarë arritën që të shmangin katastrofën e mbytjes të sistemit shëndetësor me raste të rënda me Covid-19.

“Ne shmangën katastrofën e mbytjes të sistemit shëndetësor me raste të rënda me Covid, me skenare që kemi parë në Itali. E shmangëm sistemin e përmbytjes. Epidemia u përball brenda një spitali, e në pak raste në spitalin Covid-2. Nuk do jetojmë gjithmonë kështu. Sëmundje infektive ka pasur e do ketë, do jenë pjesë e historisë së njerëzimit. Prsh fruthi ka natyrë virale po ashtu. Është më agresiv madje se Sars- 2. Virusi i fruthit ekziston, por me vaksinë ndalohet. Urojmë që virusi të ndikohet edhe nga temperaturat. Mund të ndodhë që infeksioni të stabilizohet si infeksioni i një gripi sezonal”, tha Harxhi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat