Shoferi i makinës së mbeturinave i dehur, merr përpara 3 makina, Smart-i fluturon në trotuar

Masat e policisë dhe gjobat e shtuara nuk kanë mundur dot të shmangin një aksident të rëndë ndodhur në mes të kryeqytetit këtë të shtunë.

Gjithçka është shënuar në kryqëzimin e “Komunës së Parisit ku katër mjete janë dëmtuar përfshi dhe makinën e mbeturinave.

Shkaktari i aksidentit shoferi i makinës së mbeturinave, i cili rezulton se ka qenë i dehur, për këtë arsye është arrestuar nga policia. Po ashtu mësohet se ai ka marrë lëndime në trup nga përplasja, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, ku tre mjetet kanë marrë dëmtime materiale, madje mjeti tip ‘Smart’ ka përfunduar në trotuar.