Kreu i tifo-grupit të Lazios, Fabrizio Piscitelli u ekzekutua mbrëmjen e 7 gushtit në parkun “Aqueducts” në Romë.
Kjo ngjarje tronditi opinionin publik italian. Prokuroria italiane ka hetuar dhe sipas mediave italiane, në pyetje ka përfunduar një 47 vjeçar. Siç bëhet e ditur, 47 vjeçari është Fabio Gaudenzi dhe sipas të dhënave ishte shok me Piscitelli, i njohur edhe si “Diabolik”.
Dëshmia e “Rommelit” pritet që të jetë vendimtare për të zbuluar se kush qëndron pas vrasjes së “Diabolik”. Ai ka thënë se do të tregojë sesi kreu i tifo-grupit lacial është vrarë nga mafia shqiptare, drejtuar nga Arben Zogu dhe bashkëpunëtori i tij i dyshuar Adrian Comani. Hetuesit hedhin dyshime se ata janë veçanërisht të rrezikshëm.

