fbpx

Shokuese në Divjakë/ Përdhunoi të miturën, kapet 45-vjeçari i fshehur në pyll

perdhunimi1-593x450.jpg

Një 45-vjecar është arrestuar ditën e sotme pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.

Bëhet me dije se ai ishte fshehur në një pyll të Divjakës, ku policia arriti ta gjejë dhe arrestojë.

Ka qenë e dhunuara, 16-vjeçarja, e cila ka kryer kallëzimin në polici.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet nga policia autori i dyshuar për kryerje të marrëdhënies seksuale me dhunë me një 16 vjeçare.

Pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 16 vjeçe se shtetasi F.J ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj, efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me FNSH Fier, pas disa orë kërkimesh bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e 45-vjeçarit i cili ishte fshehur në një pyll të zonës së Divjakës.

Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303