Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku 5 djem kanë tentuar të përdhunojnë një vajzë të mitur, vetëm 8 vjeçe.
Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur në 22 qershor në ambientet e shkollës 9-vjeçare ‘Myslim Hida’ në Arapaj.
Djemtë të moshës nga 15, 16 dhe 17 vjeç dhe vajza janë banorë të zonës Arapaj.
Ngjarja është marrë përsipër nga një 16-vjeçar, i cili është arrestuar, ndërsa djemtë e tjerë janë liruar.
Mësohet se vajza është lidhur në katin e 4 të shkollës dhe më pas është tentuar të përdhunohet.
Vajza është gjetur nga mësuesit e shkollës në një dhomë ne katin e katërt te shkollës e lidhur dhe me pas është zbuluar gjithçka.
Ngjarja prej dy javësh mbahet e fshehur nga policia e Durrësit.

