fbpx

Shpallet kompania fituese për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, MIE jep njoftimin

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fitues për projektin e metodologjisë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë konsorciumin austriak.

Fituesi për projektin e ndërtimit të Llogarasë janë iC consulenten Ziviltechniker, ELEA dhe IBE.

Në njoftim thuhet se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për zgjidhjen më të mirë teknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për të realizuar projektin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Pas përfundimit të afateve ligjore, do të bëhet hapja e ofertave ekonomike, dhe shpallja e fituesit të garës për tunelin. Në garë morëm pjesën 7 kompani teksa u përzgjodhën për fazën finale 2 prej tyre.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, që nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.

Sipas llogaritjeve, me ndërtimin e tunelit, koha e udhëtimit shkurtohet nga 1 orë në  10 miniuta.