10.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Shpallet në kërkim autori i vrasjes së Nard Polisë, arrestohen 3 bashkëpunëtorët

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së Nard Polisë 5 ditë më parë. Ndërsa në pranga u vunë 3 bashkëpunëtorët.

Në kuadër të operacionit  “Step By Step” u arrestuan  Gilbert Toma, 26 vjeç,  Kleandro Toma 29 vjeç dhe  Alfred Martini 20 vjeç bashkëpunëtorë në krim. Ndërsa  u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. S., 27  vjeç, i cili dyshohet se është autori.

“Pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur dyshohen se drejtpërdrejt me veprimet e kryera kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, ndjekur, strehuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i automjetit i cili është përdorur nga autorët për  ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorrit dhe largimin bashkë me ekzekutorin”, sqaron policia.

Po ashtu gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumenta të ndryshme.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe mbi motivin e kësaj ngjarje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat