Shpejtësi skëterrë/ Policia në aksion, arreston 4 persona

Gjatë kontrolleve me radarë ka rezultuar se shumë drejtues mjetesh e trajtojnë rrugën si pistë avioni duke ecur me një shpejtësi të madhe. Nga Polica janë arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, 3 prej të cilëve në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Alkooli dhe shpejtesia pergjate fundjaves, angazhojne Policine Rrugore me patrullime dhe kontrolle te shtuara me perzgjedhje.

Nisur nga rrezikshmeria qe karakterizon kryeqytetin pergjate fundjaves, per shkak te drejtimit te mjetit pas perdorimit te alkoolit, me shpejtesi mbi normat e lejuara apo edhe ne shkelje te tjera po aq te rrezikshme per drejtuesit e mjeteve dhe te tjeret, Policia Rrugore e Tiranes ne bashkepunim me Njesine Operacionale te Sigurise se Autostradave, ka organizuar patrullime te kombinuara duke perdorur te gjitha pajisjet speciale dhe me burime njerezore te shtuara ne numer, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe verifikimin e procedimin e shkeljeve qe jane burim per ngjarje rrugore me pasoja per jeten dhe shendetin e perdorueseve te rruges.

Ne funksion te kontrolleve parandaluese, deri ne keto momente, jane evidentuar dhe :

  • Arrestuar ne kushtet e flagrances 4 drejtues mjetesh, nga te cilet 3 per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 1 per largim nga vendi i vuajtjes se denimit.
  • Jane pezulluar 23 leje drejtimi, nga te cilat 15 per shpejtesi mbi normat e lejuara dhe 8 per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit.
  • Jane proceduar administrativisht 13 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie ne qendrat e banuara dhe gara ne shpejtesi.
  • Gjate patrullimeve dhe veprimeve policore te kombinuara jane kontrolluar fizikisht per sende te paligjshme 24 automjete te ndryshme dhe 34 persona.

VID_20191019_WA0001

TiraneVijon aksioni i Policise Rrugore i shtrire ne te gjitha rruget urbane dhe interurbane te kryeqytetit, ku nga kontrollet policore, me radar dhe me drager rezulton se shume drejtues mjetesh dhe motomjetesh e trajtojne rrugen si piste 🛫 ndersa mjetin si 🚀, duke u ekspozuar ndjeshem ndaj rrezikut 🚑, per tu perfshire ne aksidente rrugore, te cilat per shkak te shpejtesise, nivelit te alkoolit ne frymemarrje dhe menyres agresive ne drejtim, mund te jene edhe udhetimi i fundit per ta.#FundjavePerTeFestuar#StopAlkoolitNeTimon#👮🏻‍♀📸

Geplaatst door Policia e Shtetit op Vrijdag 18 oktober 2019