Shpërndahet Parlamenti i Kosovës, i hapet rruga zgjedhjeve të parakoshme

????????????????????????????????????

Me 89 vota pro, një kundër dhe 2 abstenim Kuvendi i Kosovës miratoi sot shpërndarjen e legjislaturës aktuale, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

93 deputetë që nënshkruan për thirrjen e kësaj seance, duhet të ishin të pranishëm dhe të votonin atë që kanë nënshkruar, ndërsa pro shpërndarjes duhet të votojnë së paku 2/3 e deputetëve ose 80 vota, e cila e përcakton edhe kuorumin.

Subjektet politike kanë shprehur tashmë publikisht qëndrimin për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

Legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës, e cila karakterizohet për mungesa të shpeshta kuorumi, u konstituua më 3 gusht 2017.