Shpërndante duhan kontrabandë, ndalohet shqiptari në Greqi

Një shqiptar 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi është ndaluar për shpërndarje të duhanit kontrabandë.

Mësohet se shqiptarët iu sekuestruan 3 pako me duhan (157 sasia gramë) dhe 246 gramë të tjera duhani të papërpunuar.

Ndalimi i 47-vjeçarit u bë në qytetin e Volosit. Duhani i konfiskuar rezulton se nuk ka patur pulla të doganës.

Shqiptari do të gjykohet për shkelje të ligjeve të importit doganor.