Çonte ‘në qiellin e shtatë’ pushuesit, 22-vjeçari kapet në flagrancë

Një 22-vjeçar nga Tirana ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës për shkak se është kapur me një sasi të konsiderueshme droge stimuluese të llojit ekstazi.

Polica njofton se 22-vjeçarit S.K e shpërndante drogën simuluese në zonën e plazhit në Drimadhë. Atij i janë gjetur 100 kokrra ekstazi si dhe 525 eurove dhe 60.000 lekë të rinj, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së ekstazisë.

Ndërkohë i ndaluari do të përballet me akuzën e ‘Prodhimit dhe shitjes së narkotikeve’.