Shpërthen revolta te ‘Hipoteka’, zihen keq shefat…

Një revoltë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në institucionin e Hipotekës në Vlorë nga ana e ish-drejtuesve të këtij institucioni.

Shkarkimi i drejtorit dhe nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës ka shkaktuar tensione në këtë institucion. Mësohet se Florian Alimadhi, ish-kreu i Kadastrës dhe ish-nëndrejtori Klodian Troci, kanë refuzuar që të lënë zyrat.

Shkak i shkarkimi të Alimadhit, (në vend të tij u emëruar juristi Alteo Nazëraj) dhe nëndrejtori Klodian Troci, (e zëvendësoi Krenar Xhemali) u bë fakti se ata kishin shmangur zbatimin e disa vendimeve të gjykatës.

Kreu i Kadastrës Artan Lame është shprehur se lëvizjet në Kadastrën e Vlorës janë normale.