TË FUNDIT

“Shpifjet vazhdojnë”. PD reagon ‘flakë për flakë’ pas ‘bombës’ së Berishës

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratës ‘bombë’ të ish-kryeministrit Sali Berisha se kreu i PD, Lulzim Basha, është i përfshirë në aferën korruptive të Portit të Durrësit. PD shprehet se Berisha i hedh këto akuza pasi është i shpallur non ngrata për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shpifjet vazhdojnë. Ditë e re, gënjeshtër e re. Javën tjetër Berisha do thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për ’97! Gjithë këto gënjeshtra dhe shpifje bëhen sepse Sali Berisha është i shpallur non-grata për korrupsion. Mos harroni! Zgjidh Ramën dhe mban Berishën! Zgjidh Berishën dhe mban Ramën!”-thuhet në reagimin e PD

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat