Ish-kryeministri Sali Berisha pasi ka prezantuar sot në Rrogozhinë kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Hekuran Xhani për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme lokale që mbahen në 6 mars, u ndal dhe te Kryedemokrati Lulzim Basha,
“Ferdinand ti duhet t’u shpjegosh demokratëve lidhjen e Lulzim Bashës me bandën kriminale “Toyota Yaris”. U ngrit në një rast të vetëm në historinë e jetës së tij në Kuvend. I thashë unë çfarë ishte kjo? Iku kjo. U hap hetimi, Edi Rama ia mbylli dosjen. Po nuk ia mbyll dot dosjen belge. I them bëj foto me cilin të duash, po dosja e Belgjikës do të dalë në dritë të diellit. Kur doli pas 2 orë hetimi i thanë dy gjëra, i thanë ky gënjen dhe nën betim. E dyta i thanë, njeh ndonjë avokat se do i kesh ditë të vështira. Doli dhe tha kam besim të madh tek njerëz të ndershëm të BKH dhe SPAK që kanë juridisikon që të trajtojnë çdo problem. Lul ata kanë juridiksion që të hetojnë, arrestojnë, marrin peng dhe të të çojnë atje. Lëri ato, bëj be gjithë ditën. Shpresë nuk ke. Po të paralajmëroj Ferdiand se Luli yt do të ketë disa probleme të tjera të pambyllura shumë të rënda. Mos harxhoni votën për të. Le të bashkohemi të gjithë, pavarësisht nga problemet që kemi patur.”, u shpreh Berisha.

