TË FUNDIT

Shqipëria në mëshirë të Francës dhe Holandës. Gjithçka vendoset të mërkurën

Holanda dhe Franca pritet të bëjnë të njohur të mërkurën qëndrimin që do të mbajnë në tetor për negociatat e anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nëse Hollanda i qëndron, JO-së për Shqipërinë, atëherë Bashkimi Europian pritet të shkohet drejt ndarjes së vendimarrjes për Maqedoninë e Veriut  dhe Shqipërisë.

Franca dhe Holanda do të japin qëndrimin e tyre për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mërkurën, gjatë takimit të ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Europian në Bruksel. Këtë e kanë bërë të ditur për ABC Neës burime zyrtare të Bashkimit Europian.

Sipas këtyre burimeve, pas votimit në Bundestag për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe hapje të kushtëzuar të negociatave për Shqipërinë, pritet që të mërkurën Franca t’i bashkangjitet qëndrimit gjerman. Franca, që ka qëndruar hermetike lidhur me dosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pritet të japë një PO për Maqedoninë e Veriut dhe një Po tê kushtëzuar për Shqipërinë.

Ndërkohë, nuk dihet ende nëse qëndrimi i Holandës do të jetë ai i shprehur së fundmi nga ministri i punëve të jashtme, Stef Blok. Në komisionin për çështjet europiane të Parlamentit hollandez, Stef Blok  është shprehur, se nuk ka surpriza lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë, pasi qëndrimi mbetet ai i verës. Ai i është referuar mocionit të aprovuar nga Parlamenti hollandez në qershor të këtij viti kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Blok ka shtuar se Shqipëria do të hapë negociatat e anëtarësimit kur të përmbushë kushtet. Ndërkohë që Maqedonia e Veriut duhet të vlerêsohet në mënyrë të pavarur.

Takimi i ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Europian zhvillohet në Bruksel të mërkurën. Nëse Hollanda i qëndron, Jo-së për Shqipëirnë, atëherë Bashkimi Europian pritet të shkohet drejt ndarjes së vendimarrjes për Maqedoninë e Veriut  dhe Shqipërisë. Ky takim i paraprin mbledhjes se ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian që zhvillohet nê 15 tetor në Luksemburg, ku do të merret edhe vendimi pêr Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. /ABC Neës Albania 24/7

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat