TË FUNDIT

Shqipëria ul çmimet për vizitat në monumente

Pandemia e koronavirusit ka goditur fuqishëm sektorin e turizmit jo vetëm në për botë,  por edhe në Shqipëri.

Me sa duket sektori i turizmit është duke përdorur si strategji për të tërhequr më tepër turistë,  uljen e çmimit të biletave.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kanë prezantuar paketën e re turistike, e cila përfshin ulje të çmimeve.

“Kemi dalë me një paketë të re ofertash që vihen në vijim edhe të bisedave të bëra me të gjithë tur-operatorët, edhe për t’ju gjendur më afër juve, sepse mendojmë se ky është momenti kyç që t’ju gjendemi pranë, pasi mendojmë fort që në këtë vit të kemi gjithmonë e më tepër një turizëm lokal, e ndoshta do të kemi më pak turistë të huaj, megjithatë dhe në momentin që do të kemi turistë të tjerë të huaj, ne do t’u përgjigjemi me shërbime të reja në sitet tona.

Kemi arritur që vitin e shkuar të kemi mbi 1 milion vizitorë dhe mendojmë që me këtë politikë të re dhe ato site që nuk kanë qenë të vizituara të bëhen sa më shumë pjesë e paketave tuaja. Kemi biseduar së bashku për disa muze, sikur dhe për Muzeun e Gjetheve që ka qenë një nga pikat ku dhe vetë tur-operatorët kanë thënë që iu duket pak jo i aksesueshëm për paketat e tyre. E kemi arritur tashmë në një çmim thuajse simbolik dhe këtë e kemi bërë dhe për shumë site dhe mendojmë që kjo është zgjidhja e duhur për t’ju gjendur pranë në këto momente”- ka thënë Margariti.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat