Shumë serbë nisën një protestë ditën e djeshme përpara furrës së bukës së një shqiptari në Beograd.
Bëhet me dije se bukëpjekësi kishte postuar një foto në rrjetin social ‘Facebook’, ku bën simbolin e shqiponjës.
Kjo gjë ka nervozuar serbët, të cilët kanë shkuar në dyqanin e tij dhe i kanë hedhur një kokë derri për të treguar nënçmimin ndaj shqiptarëve.
Madje, koka e derrit është postuar edhe në shumë rrjete sociale me mesazhe për shqiptarët.
“Sapo është bllokuar furra e shqiptarëve në Borçë, për të shkak të propagandimit të Shqipërisë së Madhe. Stop prodhimeve shqiptare në Serbi”, shkruhet në një faqe./real-news.tv


