fbpx

Shqiptarët në hall/ U duhen qindra orë punë për të blerë versionin e ri të iPhone

apple-590x354.jpg

Vit pas viti telefonët po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar dhe janë shndërruar vërtet në një mjet të domosdoshëm pune dhe jo thjesht një e mirë luksi.

Prandaj të gjithë fansat e Apple në mbarë botën e presin për çdo vit datën e lancimit të smarphonit që mbart risitë më të fundit teknologjike. Sipas mediave të huaja më 13 shtator do të bëhet zbulimi i madh.

Apple nga ana tjetër ende nuk e ka konfirmuar ose mohuar informacionin, mirëpo data përshtatet me lançimet e mëparshme të iPhone, të cilat zakonisht ndodhin të martën në mes të shtatorit.
Sipas iDropNeës, mbetet e paqartë nëse Apple do të mbajë eventin e këtij viti virtualisht apo personalisht. Në këtë ngjarje, Apple ka të ngjarë të lançojë katër iPhone të rinj, sipas iDropNeës – iPhone 14, iPhone 14 Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max.

Edhe pse blihet masivisht, vlen të theksohet se për të pasur një nga telefonat e fundit të Apple mesatarisht një shqiptari do t’i duhet që të punojë qindra orë (rreth 5 muaj), së paku 100 orë më shumë edhe se vendet e rajonit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303