Sipas të dhënave të Eurostat, shqipëtarët kanë jetëgjatësi më të madhe dhe popullësinë më të re në rajon, por listohet në radhën e vendeve më të varfra të Euopës!
E njëjta situatë është dhe për Kosovën. Vendi ka jetëgjatësi të lartë, por varfërinë më të madhe mes vendeve të Ballkanit. Ndryshimi i vetëm mes dy vendeve, është se në Shqipëri po vërehet një plakje e shpejtë e popullsisë.
Norma e fertilitetit është e dyta më e ulëta në Ballkan, pas Bosnjës, ndërsa Kosova e ka më të lartën. Shqiptarët (si të Shqipërisë ashtu dhe të Kosovës) janë më jetëgjatët në rajon: gratë mesatarisht jetojnë deri në 81.6 vjeç në Kosovë dhe 80.5 vjeç në vëndin tonë. Më tej, pasohen nga Maqedonia e Veriut e ka 78.8 vjeç, Mali i Zi (79.3), Serbia (78.4) dhe Bosnja (78.8).
Burrat në Shqipëri kanë një pritshmëri për të jetuar më gjatë nga gjithë Ballkani, prej 77.4 vjeç, kundrejt 75.9 vjeç në Kosovë, 74.6 vjeç të Maqedonisë, Mali i Zi (74.5), Serbia (73.5), Bosnja (73.7).
Edhe pse po jetojnë më gjatë, vihet re se shqitarët po lindin gjithnjë e më pak, fenomen i cili do ta çoj vendin drejt plakjes së shpejt nëse vazhdohet me ritme të tilla.
Pavarësisht popullisisë që është ende e re dhe që presupozohet të jetë forcë aktive punëtore, të ardhurat për frymë si për Kosovën ashtu dhe për Shqipërinë janë më të ulëtat në rajon, që arrin diku tek 3700 dhe 4800 eurove.
Burimi: Monitor.al & Eurostat
REAL NEWS

