Shqiptari çonte drogë në Selanik, e prisnin dy grekë

Një 40-vjeçar shqiptar, dhe dy bashkëpunëtorë të tij grekë u arrestuan në Selanik, pasi u kapën duke transportuar drogë.

Siç raportojnë mediat në shtetin fqinj kanabisi vinte nga Shqipëria dhe po transportohej në Selanik, e më pas do të shpërndahej në zona të tjera në veri të Greqisë.

Sipas policisë, shqiptari kishte marrë përsipër që të fuste drogën në territorin grek, deri në Selanik. Aty më pas e prisnin dy bashkëpunëtorët grekë 46 dhe 51 vjeç, të cilët morën në dorëzim sasinë e drogës.

Policia sekuestroi gjashtë pako të fshehura në derën e makinës me peshë totale 2 kg. Ndërsa nga kontrolli që iu bë binzesit të njërit prej grekëve u zbuluan 14 pako të tjera me 5.3 kg kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u konfiskua makina, një peshore elektronike dhe 5 apartë celularë.

Operacioni policor u zhvillua nga Departameni i Sigurisë në Kavalla të ndihmuar edhe nga zyrtarët e Policisë në Kozani. Ndërsa të arrestuarit iu dorëzuan autoriteteve të drejtësisë.