fbpx

Shqiptari dhunon dhe grabit tezen e tij

arrestim.png

Një 37-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në zonën e Castellos, nën akuzën e grabitjes.

Mediet fqinje raportojnë se shqiptari, me inicialet B.C hyri në shtëpinë e tezes, me qëllimin për ta plaçkitur.

Kur tezja e zbuloi, shqiptari e sulmoi duke e hedhur në tokë dhe duke u përpjekur ta ndalonte që të bërtiste për ndihmë.

Teksa tezja ishte në gjumë shqiptari kishte mundur t’i merrte 45-euro.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Sollicconos, ndërsa tezja e tij u dërgua në spital dhe do të rrije e shtruar 5 ditë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303