TË FUNDIT

Shqiptari gjendet i vdekur në makinë, policia zbulon shkakun…

Një i ri me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur brenda në makinë në Itali.

Sipas mediave italiane, automjeti tip “Volksëagen Polo” i shqiptarit ishte i ndaluar në anë të rrugës në aksin Casarano-Ugento.

Viktima është një 27-vjeçar, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Kalimtarët e rrugës kanë lajmëruar policinë.

Sipas policisë italiane shqiptari ishte vrarë me armë zjarri dhe nuk është bërë e ditur akoma nëse bëhet fjalë për vrasje apo për vetëvrasje.

Rrethana e ngjarjes janë të paqarta dhe pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat