Shqiptari i dënuar për vrasje përfundon në burg

Një shqiptar i dënuar me 13 vite e 6 muaj burg për vrasjen e një shqiptari 24-vjeçar, i cili më pas ishte lënë në arrest shtëpiak është arrestuar sërish, pasi nuk ishte gjetur në shtëpi në momentin kur policia italiane kishte shkuar në banesën e tij.

Shqiptari 35 vjeçar u arrestua vrasjes me dashje të një shqiptari 24 vjeçar, i cili ndodhi në Veroli në prill të vitit 2009, të kryer në bashkëpunim me disa bashkatdhetarët të tjerë.

Tashmë shqiptari ndodhet në ambientet e burgut dhe pritet që të shqyrtohet vendimi.