Shqiptari i rras levën kokës, burrit të ish-gruas. Më pas e gjen belaja!

policia-italiane-700x525.jpg

Policia italiane ka vënë në pranga një 47-vjeçar shqiptar, pasi ka kërcënuar me vdekje në mënyrë të vazhdueshme ish-gruan e tij.

Sipas policisë, shqiptari kishte ndalur në rrugë ish-bashkëshorten dhe e ka kërcënuar me fjalë.

Madje, kërcënimet kanë shkuar edhe më tej, në dhunë fizike, teksa shqiptari bashkë me dy bashkëkombës kanë marrë leva hekuri dhe kanë qëlluar burrin e ish-gruas së 47-vjeçarit, shkruajnë mediat italiane.Tre shqiptarët e plagosën burrin me të cilin shoqërohej ish-gruaja e shqiptarit.

Çifti i kërcënuar ka bërë denoncim në polici dhe në mbrëmje, karabinierët e Astit kanë kryer arrestimin e shqiptarit kërcënues. Ai u dërgua në paraburgim dhe në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Ndaj shqiptarit u dha  masa e sigurisë “arrest me burg”. Ndërkaq, mësohet se 47-vjeçari dhe ish-bashkëshortja kanë një fëmijë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303