Një 31-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ka kërcënuar një familje italiane.
Bëhet me dije se ai ka kërcënuar me thikë një adoleshent dhe familjen e tij për vetëm 35 euro.
Raportohet se i riu, identiteti i të cilit nuk dihet, jetonte dhe banonte në zonën e Sansepolcro.
Ndërkohë, thuhet se kërcënimi ka ardhur si pasojë e një borxhi
Mediat italiane raportojnë se 31-vjeçari vazhdimisht kishte kërcënuar të miturin e ri që t’i merrte para për një borxh të pretenduar më parë, derisa arriti të kryente edhe gjestin ekstrem duke i vënë thikën në fyt adoleshentit italian.
Sw fundmi, i riu shqiptar është mbyllur në paraburgimin e Arezzos.

