fbpx

Shqiptari nxirret i vdekur nga lumi. Ja si ishte mbështjellë viktima

lumi.jpg

Trupi i pajetë i një 40 vjeçari shqiptar u nxorr nga lumi që kalon në Vinderhoute, një nënkomune e Lievegem, Belgjikë.

Departamenti i zjarrit mori kufomën nga uji dhe paralajmëroi policinë dhe prokurorin publik. Hulumtimi tregon se ndoshta vrasja ka qenë e qëllimshme.

Prokurori public thotë: “Ka shenja se shqiptari ka vdekur me forcë”.

Trupi i shqiptarit u zbulua nga një kalimtar në Ura Spey në Vinderhoute.

Sipas disa burimeve të gazetës belge viktima thuhet se është mbështjellur me qese plastike, por zyra e prokurorit publik nuk mund ta konfirmojë këtë.

“Duke pasur parasysh sekretin e hetimit, asnjë informacion i mëtejshëm nuk mund të sigurohet në fazën aktuale”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303