Geri Cupi është bërë pjesë e listës së “Forbes” për “Under 30 Europe List”.
Në këtë listë renditen sipërmarrës nga e gjithë bota që janë nën moshën 30-vjeçare dhe kanë bërë arritje në bizneset që drejtojnë.
27-vjeçari është themelues dhe drejtor ekzekutiv i MonoChain – një plarformë biznesi B2B2C (formë biznesi ku dy kompani ndërveprojnë përmes një biznesi tjetër).
Biznesi i tij, MonoChain ka si qëllim që të ndihmojë në bashkëpunimin mes markave dhe shitësve me pakicë.
MonoChain ndodhet në Londër dhe Geri është kujdesur që të ketë zyra edhe në Kosovë.
Studimet i ka kryer në Londër, aty ku ka mbaruar studimet Bachelor of Arts/Science në University of Bathm. Tashmë, në këtë universitet Geri shërben edhe si pedagog i jashtëm.

