fbpx

Shqiptari që u vra në Spanjë, dalin detajet

spanje.jpg

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e shqiptarit në Spanjë, ku trupi i tij i pajetë u zbulua ditën e djeshme.

Ndërkohë, sot bëhet me dije se viktima është Dedë Dokaj, 44 vjeç, me origjinë nga Fushë-Arrëzi i Pukës, i cili punonte si truprojë.

Dyshohet se ai është ekzekutuar si pasojë e konflikteve kriminale.

Gjatë ekspertizës, u vu re se 44-vjeçari ishte torturuar përpara se ta qëllonin me një plumb në kokë.

Atij i kishin prerë një pjesë të veshit dhe i kishin shkulur thonjtë e gishtave të këmbës./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303