Shqiptari vdes nga aksidenti fatal, ja si u shpëtua disa ditë më parë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme, teksa një shqiptar 56-vjeçar është goditur për vdekje nga një makinë teksa po kalonte në këmbë rrugën në Itali.

Viktima është identifikuar si Asqeri Bani, i cili ka humbur jetën në vend. Ngjarja ka ndodhur në Bari.

Sipas rindërtimit të incidentit, një makinë arriti ta shmangte pa e goditur shqiptarin në rrugë, por makina që vinte pas saj e goditi. Sipas mediave italiane, disa ditë më parë, i njëjti person u shpëtua teksa endej në rrugën Bari-Bitritto.