Ka raste të tilla edhe kur ti denoncon, por e pëson edhe vetë.
Kështu i ka ndodhur një shqiptareje 29 vjeç, e cila ka denoncuar të dashurin e saj po ashtu shqiptar në polici për dhunë.
Bëhet me dije se ishte ora 3.45 e mëngjesit, raporton media italiane, kur vajza shqiptare ka kërkuar ndihmën e karabinierëve.
Menjëherë, policia ka shkuar në banesën e tyre, mirëpo i dashuri ishte fshehur në dollap.
Aty ai kishte fshehur 1 kile marijuanë dhe katër peshore.
Menjëherë i kanë vënë prangat, që veç akuzës për mbajtje të lëndës narkotike, është arrestuar edhe për rezistencë ndaj zyrtarit publik.
Por dhe vajza nuk e ka pasur të lehtë. Zgjedhja për të thirrur karabinierët nuk kaloi pa gjë. Mbi të ka një urdhër espulsi që në 23 marsin e kaluar. Që do të thotë se shqiptarja kishte hyrë si klandestine në Itali duke dhunuar normat e emigracionit.
Kështu që edhe vajza u arrestua nga policia italiane.

