Shqiptarja, shantazh rumunes: 1000 euro të të kthej macen

Një shqiptare është arrestuar nga policia italiane, pasi ka shantazhuar një vajzë të re me origjinë rumune.

Raportohet se 54-vjeçare i ka kërkuar asaj 1000 euro që t`i kthej macen.

22-vjeçares i kishte humbur macja dhe ajo kishte mbushur me postera të gjithë zonën ku ajo banonte.

Shqiptarja kishte gjetur macen e humbur dhe kishte telefonuar duke i kërkuar vajzës 1000 euro në këmbim të maces.

E gjendur përballë shantazheve, 22-vjeçarja i ishte drejtuar policisë, ndërsa në bashkëpunim me këtë të fundit i kishte lënë takim shqiptares. Gruaja u arrestua në flagrancë nga policia, teksa po shkonte t’i dorëzonte macen vajzës së re. Pas arrestimit, gjykata caktoi masën ‘arrest shtëpie’ për 54-vjeçaren.