fbpx

Shtëpia e Bardhë nuk publikon taksat e Trump

trump-1.jpg

Shtëpia e Bardhë është shprehur se nuk do të deklarojë taksat e presidentit Donald Trump që janë kërkuar për hetim nga demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve.

Tashmë demokratët mund  të marrin në pyetje autoritetin e taksave ose të hartojnë një padi ligjore.

Demokratët kishin kërkuar akses tek deklarata e taksave të Trump në fillim të prillit, duke u mbështetur tek një ligj që thotë se autoriteti i taksave duhet të publikojë taksat e disa ligjvënësve, përfshirë shefin e komisionit përkatës.

Presidenti i ka thënë njerëzve pranë tij se përpjekjet për të pasur akses tek taksat e tij ishin një cënim i privatësisë dhe një shembull i asaj që ai e quan gjueti shtrigash të demokratëve, ashtu si edhe hetimi i këshilltarit special Robert Mueller, që kishte si qëllim të dëmtonte atë.

Trump në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar ndihmësve të refuzojnë kërkesën e dhomës së përfaqësuesve dhe ka sinjalizuar se nuk ka ndër mend të bashkëpunojë me demokratët në lidhje me këtë  kërkesë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303