TË FUNDIT

“Shtëpitë e barit”/ Gledis Nano jep urdhrin e prerë nga Vlora për Policinë dhe OSHEE

Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar sot në Vlorë një takim me efektivët në fshatin Kote ku ka theksuar se Policia duhet të bashkëpunojë me OSHEE për të evidentuar laboratorët e drogës.

Nano tha se problematike e kohëve të fundit është kultivimi i drogës me llapa përmes “shtëpive të barit” dhe për këtë efektivët duhet të punojnë si në zbulimin në terrin por edhe monitorimin e territorit me dronë e helikopterë.

“Po përballemi me shtëpi ku kultivohet kanabis me llampa, dhe OSHEE nuk ka asnjë raport për këtë. Ju kujtoj se kushdo që shpërdoron detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Po ashtu, kontrollet e territorit do të vijojnë me dronë e helikopter. Nuk jam këtu për t’ju shantazhuar, por duhet ushtruar kontroll me OSHEE për evidentimin e laboratorëve të drogës. Forca goditëse e policisë ndaj kësaj veprimtarie kriminale, do të sjellë ulje e kriminalitetit por edhe ndryshimi i perceptimit të partnerëve tanë ndërkombëtar”, tha Nano.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat