fbpx

Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga Traktati i Armëve Bërthamore

pompeo_1549030829-8372080.jpg

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka bërë të ditur përmes një deklarate para gazetarëve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen zyrtarisht nga traktati për raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi, i cili ka qenë shumë i rëndësishëm për sigurinë e Evropës që nga Lufta e Ftohtë.

Duke folur nga zyra për mediat në Departamentin e Shtetit, Pomeo ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Rusisë kohë të mjaftueshme për ta ndërprerë shkeljen e pikave të traktatit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. “Shkeljet e Rusisë rrezikojnë miliona evropianë dhe amerikanë. Është detyra jonë që të përgjigjemi në mënyrën e duhur”, tha ai.

Pompeo shtoi se Rusia i ka shkelur rregullat e këtij traktati për disa vjet me radhë. Tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Traktati për Armët Berthamore po vlerësohet si rrezik për nisjen e një gare të armëve mes Moskës dhe Uashingtonit. Vendimi për t’u tërhequr nga ky traktat hyn në fuqi të shtunën./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303